
Prej shumë kohësh po përflitet për të ardhmen e Florian Wirtz, një ndër mesfushorët më të mirë aktualisht në Europë.
Gjermani ka avancuar me sukses në rradhët e Bayer Leverkusenit, për të cilin disa ekipe me emër po luftojnë.
Bayern Muncheni është një ndër pretendentët më seriozë, drejtuesit e të cilit kanë hedhur hapa të sigurtë përpara dhe tashmë janë në avantazh në lidhje me 21 vjeçarin.
Sigurisht statistikat flasin vetë dhe në sezonin aktual Florian Wirtz numëron 15 gola dhe 12 asiste në 39 sfida, të shoqëruara me një lojë shumë bindëse në secilën pej tyre.
Aftësia në organizimin e lojës dhe efikasiteti në duelet e shpeshta në mesfushë pa dyshim e kanë shëndërruar në një element i cili duhet marrë në konsideratë.
Përshtatja në disa pozicione të këtij reparti natyrisht ia rrit vlerat, prezenca e të cilit gjithmonë i vë në siklet rivalët.
Ish rekordmenët e Bundesligës janë një ekip në rindërtim e sipër, momentalisht kryesuesë të kampionatit dhe luftojnë edhe për avancimin e mëtejshëm në Champions League.
Për Florian Wirtz janë në garë edhe Manchester City, Real Madridi dhe Paris St Germain, ekip me një potencial të konsiderueshëm në aspektin ekonomik.
Nxënësi i Xabi Alonsos parashikohet se do të jetë një ndër protagonistët e merkatos së verës, e cila si gjithmonë do të jetë tejet determinante, kryesisht për ekipet më të rëndësishëm.



