Mats Wieffer, në listën e Liverpoolit

Mats Wieffer, në listën e Liverpoolit

Tek Liverpooli priten ndryshime gjatë merkatos së verës, duke filluar nga pankina.

Traineri Arne Slot besohet se do të marrë drejtimin e ‘’ The Redsave ‘’, i cili konsiderohet zëvëndësuesi i duhur i Jurgen Klopp.

Hollandezi shquhet për stilin e lojës ofensiv dhe gjithashu i jep shumë përparësi talentëve. Një ndër objektivat e ka bërë të ditur tashmë.

Bëhet fjalë për Mats Wieffer, mesfushor shumë cilësor i Feyenoordit, ish nxënësi i tij.

Përshtatja në disa pozicione e bëjnë hollandezin edhe më të preferuar nga bashkombasi, i cili do të ketë një detyrë të vështirë përpara për faktin se do të drejtojë një ndër ekipet më të famshëm në futboll, aty ku kërkesa e llogarisë është shumë e madhe.

Parashikohet se marrëveshja mund të arrihet për shifrën e 40 milionë eurove, shumë e përballueshme nga presidenti Tom Werner.

Prezenca e Mats Wieffer sigurisht do të jetë një avantazh për Liverpoolin, një ekip i cili ka mbetur dukshëm në prapavijë në vitet e fundit dhe do të tentojë të rikuperojë terrenin e humbur duke filluar nga sezoni vijues.

Kalimi i ishi-t të Twentes në ‘’ Anfield Road ‘’ besohet se do të jetë një ndër të shumtit që kanë përgatitur drejtuesit e Liverpoolit në lidhje me këtë periudhë shumë të rëndësishme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy