Federata Shqiptare e Futbollit, ka bërë të ditur këtë të hënë, se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen e 10 shtatorit ndaj Polonisë. Bie menjëherë në sy, një rritje e çmimit të biletave, në krahasim me ndeshjen e fundit ndaj Moldavisë, në “Air Albania”. Nëse për ndeshjen me Moldavinë mund të gjeje bileta për 750 lekë apo për 1000 lekë, për atë me Poloninë nuk mund të gjesh më të lirë se 2000 lekë. Shembulli tjetër vjen nga Tribuna E, ku maksimumi i biletës shkonte deri te 3000 lekë, ndërsa për ndeshjen me Poloninë, për këtë tribunë mund të gjesh biletë vetëm me 6000 lekë. Si duket, rëndësia që ka ndeshja, ka bërë që FSHF të rrisë edhe çmimet e biletave për tifozët.



