Atletico mendon për Halstenberg

Atletico mendon për Halstenberg

 Krahu i majtë i mbrojtjes është pa as më të voglin dyshim shqetësimi më i madh i Diego Simeones . Atletico Madridi ka treguar se nuk është i plotësuar aq sa duhet dhe janë marrë masat përkatëse për ti dhënë fund këtij problemi .

Argjentinasi disponon vetëm shërbimet e Renan Lodit dhe në të shumtat e rasteve ka aktivizuar Mario Hermoson i cili natyrisht nuk ka luajtur në rolin e tij natyral dhe kjo situatë konsiderohet emergjente për ‘’ Los Colchoneros ‘’ .

 Kryeqytetasit kanë filluar të ndjekin  anësorin e Leipzigut Marcel Halstenberg i cili gjithashtu ka debutuar me kombëtaren e Gjermanisë dhe po vijon në rrugën e duhur progresin me këtë skuadër . 

Megjithatë ‘’ Cholos ‘’ i duhen disa variante për të mos mbetur në prapavijë në lidhje me këtë pozicion  për arsye se  ndeshjet vijuese do të jenë në një farë mënyre përcaktuese për  të ardhmen e Atletico Madridit si në La Liga ashtu edhe në  Europë .

30 vjeçari është një lojtar me shumë eksperiencë në Bundesligë dhe tek kombëtarja ‘’ Trikolor ‘’  dhe deri më tani e ka provuar veten në 185 ndeshje me Leipzigun dhe  10 me 4 herë kampionen e botës duke ia mbushur syrin Diego Simeones që mund ti vijë mjaftueshëm në ndihmë mbrojtjes së Atletico Madridit për të vijuar me faktin e të qënit një mur i vështirë për tu kaluar nga çdo kundërshtar . 

Në këtë operacion kampioneve të rinj të Spanjës do ti duhet ti bëjnë llogaritë me Bayern Munchen dhe Juventusin për të cilët Marcel Halstenberg konsiderohet  një element tepër i nevojshëm për të forcuar mbrojtjen .

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy