
Lista e Kombëtares shqiptare, për dy ndeshjet miqësore, me Kilin dhe Suedinë, kja pësuar ndryshime.
Është larguar nga grumbullimi, sulmuesi Myrto Uzuni. Sulmuesi kuqezi ka një dëmtim në tendinën e Akilit dhe pas konsultave me stafin mjekësor është vendosur që të kthehet te skuadra e Granadës dhe të vijojë rikuperimin atje.
Për ndeshjen e së premtes, nuk do të jetë as portieri Etrit Berisha, i cili ka pësuar një tërheqje të muskulit të gjoksit dhe po mbahet në monitorim nga stafi mjekësor i ekipit kombëtar.
Në këtë situatë, trajneri Silvinjo, vendosi të ftojë në Kombëtare portierin e Egnatias, Alen Sherri.



