U luajtën ditën e sotme dy ndeshje, të vlefshme për javën e 24-t në Abissnet Superiore.
Laçi ka bërë një tjetër hap flas, teksa nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Kastriotit në transfertë. Ndonëse kaluan të parët në avantazh me Guindo në minutën e 21, kurbinasit nuk ia dolën të marrin 3 pikët, pasi krutanët barazuan në minutën e 58-të me Kaina.
Laçi mbetet në vendin e dytë me 45 pikë, 8 më pak se Tirana kryesuese, ndërsa Kastrioti renditet në vendin e 8-të me 22 pikë.
Në sfidën tjetër, Teuta mori një fitore shumë të rëndësishme, pasi mposhti minimalisht Egnatian në Rrogozhinë. Durrsakëve i mjaftoi një gol i Dacit në minutën e 27-të, për të marrë 3 pikët dhe tashmë shkojnë në kuotën e 28 pikëve në vendin e 6-të, ndërsa Egnatia renditet një vend më poshtë me 23 pikë.



