Në stadiumin “Flamurtari” dje u luajt sfida më e rëndësishme e javës së 10 të ‘Superligës’ mes vendasve dhe Skënderbeut që përfundoi me shifrat 1-1. Mirëpo për ndeshjen, ashtu siç ka ndodhur edhe shumë herë këtë sezon, drejtuesit e Flamurtarit por jo vetëm kanë kontestuar vendimet e arbitrit.
Me anë të pamjeve filmike, klubi Flamurtari tregon gabimet e gjyqtarit që sipas tyre iu ka mohuar fitoren kundër korçarëve. Janë dy momentet më flagrante, ku gjyqtari ka gabuar në dëm të Flamurtarit sipas drejtuesve: penalltia e padhënë ndaj braziliani Zhufo, pas ndërhyrjes së Micit dhe goli i anuluar në pjesën e dytë për faull ndaj Shehit.
Vlonjatët e kanë vuajtur shumë gjykimin kundër në këtë sezon, aq sa tani kanë arritur në atë pikë sa që nuk besojnë se do të jepet ndonjë penallti në favor të tyre, sado flagrante të jetë.



