Barca i vë çmim Coutinhos

Barca i vë çmim Coutinhos

 Gjithçka duket  e përfunduar për Philippe Coutinhon në ‘’ Camp Nou ‘’ .  Sezoni i vështirë i brazilianit është një indikativ i qartë për Barcelonën se nuk duhet ta shtojë peshën e problemeve dhe duhet të mundohet me çdo mënyrë të dalë e fituar në këtë histori. ‘’ Blaugranët ‘’ nuk kanë ndërmend të humbin kohë në lidhje me përmirësimin e mëtejshëm . Për këtë arsye kanë deklaruar se do të mundohen të riparojnë gjëndjen ekonomike me shitjen e 28 vjeçarit . Për lojtarin nga Rio De Janeiro lufton fuqishëm Evertoni i Carlo Ancelottit i cili beson se aftësitë e Philippe Coutinhos do ti shërbejnë skemave të italianit për ti dërguar ‘’ The Toffees ‘’ drejt suksesit.    Sipas Sport ekipi nga Liverpooli po këmbngul fuqishëm për uljen e pretendimeve ekonomike të Barcelonës sepse kërkojnë 40 milionë euro për ta larguar ekstremin nga Primera Division .   

 Suksesi i këtij operacioni natyrisht do të lironte ngërçin financiar të Barcelonës sepse nxënësi i Ronald Koeman është një ndër më të paguarit tek  katalanasit . Një fakt interesant  është se në klauzolën e përcaktuar  thuhet fare mirë se nëse ishi i Interit dhe Liverpoolit  arrin numrin e 100 ndeshjeve të luajtura me ‘’ Azulgranët ‘’ do ti detyronte këta të fundit të derdhnin edhe 20 milionë euro të tjera në arkat e ‘’ The Redsave ‘’ , hap  që do të konceptohej si katastrofik për arkat e spanjollëve .

 Siç kuptohet motivet për largimin e menjëhërshëm të Philippe Coutinhos nga  Katalunja janë të shumtë  dhe anglezët e lideruar nga miliarderi iranian Farhad Moshiri vijojnë kembnguljen drejt realizimit të këtij objektivi madhor . Me një ndër trainerët më të njohur në histori  Evertoni po bën hapa galopantë drejt suksesit dhe rikuperimit të identitetit  në Premier League sepse vetëm 5 javë nga fundi renditen të 8-tët me vetëm 3 pikë larg Europës , aspekt që thekson se gara do të jetë e fortë duke qenë se diferenca ndërmjet rivalëve nuk është shumë e madhe .

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy