
Nacho Fernandez është një ndër lojtarët , të cilit i përfundon kontrata me Real Madridin në 30 qershor dhe flitet se do të largohet nga ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ gjatë merkatos së verës.
Tek ‘’ Galaktikët ‘’ pritet një revolucion dhe emrat më të përfolur deri më tani janë Karim Benzema, Hazard , Mariano Diaz dhe Asensio.
Megjithatë , s’duhet anashkaluar se në sezonin aktual mbrojtësi ka treguar një nivel shumë të mirë dhe pavarësisht se në të kaluarën ishte pjesë e sukseseve të spanjollëve , ky fakt nuk ka mjaftuar për të siguruar qëndrimin tek ‘’ Los Blancos ‘’.
Interi është ekipi që ka treguar më shumë interes, duke qenë se Milan Skriniar do ti japë fund eksperiencës në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ dhe do të provojë veten tek Paris St Germain.
Paraqitjet e shkëlqyera të Alabas, Militaos dhe Rudiger e kanë lënë në hije 33 vjeçarin , për të cilin prej kohësh është shfaqur një dritë në fund të tunelit dhe pikërisht tek zikatërit i është ofruar mundësia e të qënit titullar i padiskutueshëm në 11-shen e Simone Inzaghit.



