Milan thuajse ka mbyllur gjithçka edhe për transferimin e tretë në këtë merkatio janari. Klubi kuqezi sipas ‘sportmediaset’ ka arritur akordin me Chelsea-n për mbrojtësin Tomori, i cili sonte në mbrëmje ose maksimumi të premten në mëngjes do të jetë në Milano.
23-vjeçari është huazuar për 1 mln euro deri në fund të këtij sezon, ndëra në rast se dëshiron ta blejë Milan duhet të paguajë edhe 20 mln të tjera.
Qendërmbrojtësi është futbollisti i tretë për Milanin në këtë merkato janari. Më herët ‘djalli’ ka siguruar shërbimet e mesfushorit Meite dhe sulmuesit Mario Mandzukic.
Milan aktualisht renditet në vendin e parë në Seria A me 3 pikë më shumë se Interi, ndërsa në fundjavë do të luajë kundër Atalanta-s. Në përjashtim të ndonjë surprize për shkak të COVID, edhe Tomori do të jetë në dispozicion të Piolit.



