Liverpooli insiston për Mac Allister

Liverpooli insiston për Mac Allister

Alexis Mac Allister do të jetë një ndër prioritetet e Liverpoolit në merkaton e verës .

‘’ The Redsat ‘’ janë të bindur se argjentinasi është i duhuri për mesfushën, repart që nuk ka funksionuar ashtu siç duhet në sezonet e fundit.

24 vjeçari është një ndër më të mirët e Brightonit dhe e ka bërë krenar italianin Roberto De Zerbi në çdo sfidë, duke dhënë një kontribut të çmuar tek modestët e Premier Leagues.

Fituesi i Botërorit me ‘’ Albicelestët ‘’ shquhet për cilësitë ofensive dhe defensive , fakt që e ka ndihmuar të shpalosë potencialin dhe e meriton arritjen deri në këtë stad.

Drejtuesit e Liverpoolit janë gati të ofrojnë 70 milionë euro për ishi-n e Boca Juniorsit , për të cilin merkatoja e verës do të jetë shumë e rëndësishme.

Në këtë sezon Brightoni ka impresionuar ne kampionat dhe momentalisht renditet i 6-shti me dy ndeshje me pak se Liverpooli, fakt që i jep shanse për të siguruar një vend në kupat e Europës në sezon vijues.

Nëse do të vendosë për tu transferuar në ‘’ Anfield Road ‘’ , lojtari nga Pampa mund të shëndërrohet në shitjen më të shtrenjtë në historinë e bardhebluve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy