
Sulejman Starova, specialist futbolli, foli në emisionin “Skaner” në MCN TV, pas mbylljes së sezonit të rregullt në Superiore.
Starova, deklaroi se dukuria negative, ishte mungesa e vazhdimësisë së rezultateve pozitive nga skuadrat.
Një dukuri negative, që shoqëroi skuadrat, është mungesa e vazhdueshme e rezultateve pozitive. Vllaznia e nisi keq. Teuta vuajti shumë në fillim. Edhe disa skuadra të tjera, që e filluan mirë dhe pastaj ranë, si puna e Erzenit. Te rezultatet pozitive, bën përjashtim vetëm Egnatia, që e mbylli kampionatin pa oshilacione. Partizani me rezultatet e vazhdueshme pozitive, arriti Egnatian dhe është skuadra me më pak gola të pësuar dhe me dy humbje më pak se rrogozhinasit.
Tirana ishte një nga pretendentet, duke parë merkaton në verë, me emra të mëdhenj, ku jo të gjithë dhanë rendimentin maksimal. Largimi i disa lojtarëve të rëndësishëm, rregulloi anën financiare, por ndikoi keq në ekip. Tirana ka një shans shumë të madh për të marrë pjesë në Europë.
Skënderbeu u fut në “Final Four”, falë një goli në fund ndaj Laçit, pasi mund të ishin për “play out”.



