United dhe Real Madrid duel për Pochettinon

United dhe Real Madrid duel për Pochettinon

 Manchester United dhe Real Madridi janë dy ndër ekipet që po vuajnë shumë në aspektin e stolit. Ralf Rangnick dhe Carlo Ancelotti nuk po japin rezultatet e menduara dhe po përgatitet një duel shumë i ashpër për Mauricio Pochettinon .

Argjentinasi është në  fije të perit tek Paris St Germain  dhe me shumë gjasa do të largohet nga ‘’ Parque de Prince ‘’ në fundin e sezonit.

 Ishi i Tottenhamit është një dëshirë e vjetër e ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ që çuditërisht nuk ka bindur në menaxhimin e ‘’ Les Pariziens ‘’ të cilët kanë ndërtuar një skuadër yjesh .

Projekti i Nasser Al Khelaifit natyrisht ka nevojë për një tjetër lider dhe pista Zinedine Zidane s’po i shqitet nga mendja miliarderit nga Katari .

 Faktikisht 49 vjeçari asnjëherë nuk e ka mohuar dëshirën për drejtimin e njërës nga këto dy skuadra dhe ndoshta fundi i sezonit do të jetë nisja e një aventure të re, sigurisht duke qenë i lidhur ngusht me elitën sepse e meriton pas gjurmëve të lëna tek ‘’ Gjelat e Londrës ‘’.  

Mungesa e titujve konsiderohet një problematikë të cilës i nevojitet një zgjidhje e menjëhershme por fillimisht do të zhvillohet një duel titanësh për trainerin nga Santa Fe .

 Gjithsesi kuq e blutë vijojnë të entuziazmuar , fakt që e kanë fuqizuar investimet e Al Khelaifit dhe ky sezon në veçanti konsiderohet ideali për të thyer akullin me fitimin e Champions Leagues .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy