Dinamo mposhti minimalisht Flamurtarin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të në Kategorinë e Parë.
Një duel direkt mes dy pretendentëve për ngjitjen në Superiore, që u fitua nga kryeqytetasit.
Pas pjesës së parë të mbyllur pa gola, Dinamo shënoi në minutën e 83, me Denison që shënoi nga penalltia. Pikërisht ky 11-metërsh shkaktoi polemika të shumta, me vlonjatët që nuk ishin dakord për vendimin e arbitrit.
Me këtë fitore, Dinamo ngjitet në vendin e dytë me 37 pikë, ndërsa Flamurtari zbret në vendin e tretë me 35 pikë.



