Bayern Muncheni, synon rinovimin me Serge Gnabry-n

Bayern Muncheni, synon rinovimin me Serge Gnabry-n

  Tek Bayern Muncheni priten shumë ndryshime sidomos gjatë merkatos së janarit.

Bavarezët vijojnë të jenë një ndër ekipet më të frikshëm në çdo kompeticion, tek të cilët po punohet me shumë përkushtim për arritjen e objektivave. 

Një ndër to do të jetë edhe qëndrimi i peshave të rënda në ‘’ Allianz Arena ‘’. Serge Gnabry vlerësohet shumë nga traineri Vincent Kompany, i cili e shikon pjesë të gjermanëve edhe në vijimësi. 

Kontrata i përfundon në qershorin e 2026-tës dhe deri më tani numëron më tepër se 295 ndeshje zyrtare me gjigandët e Bavarisë. 

Sipas disa mediave 30 vjeçari pranon të bëjë një sakrificë e cila lidhet me reduktimin e pagës për të qëndruar tek Bayern Muncheni. 

Eksperienca mbi supe është një faktor i cili është marrë në konsideratë dhe pritet që muajt në vijim të merret një vendim në lidhje me këtë çështje, prioritet për ecurinë e mëtejshme. 

Në sezonin aktual ishi i Arsenalit numëron vetëm 3 gola në 10 sfida por iniciativa e bavarezëve thekson qartazi se është një vlerë e shtuar në 11-shen e teknikut belg.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy