Rikthehet kampionati/ Nikaj: ‘Partizani’ do ta ketë shumë të vështirë me ‘Elbasanin’, ka dhënë shenja mjaft të mira si ekip

Rikthehet kampionati/ Nikaj: ‘Partizani’ do ta ketë shumë të vështirë me ‘Elbasanin’, ka dhënë shenja mjaft të mira si ekip

Java e 13-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të luhet të premten dhe të shtunën. Më 28 nëntor, në orën 18:00, do të zhvillohen dy nga ndeshjet kryesore të kësaj jave.

Trajneri i futbollit, Samuel Nikaj, në një intervistë për “MCN Informacion”, u shpreh se në përballjen Elbasani-Partizani, skuadra kryeqytetase do ta ketë mjaft të vështirë, pasi Elbasani ka treguar një formë shumë të mirë në këtë fillim kampionati.

Në nisje të kampionatit të gjithë specialistët kishin parashikuar që Partizani të ishte mes katër ekipeve të Final Four. 

Megjithatë, Elbasani ka qenë surpriza e këtij sezoni, sepse ka bërë një kampionat jashtëzakonisht të mirë deri në këtë moment dhe ka të gjitha resurset për të vijuar me të njëjtën konsistencë e performancë. 

Ka dhënë shenja të mira. 

Ai shtoi se edhe pse Partizani pritet të hasë vështirësi, ekipi ka pësuar një rritje të dukshme me trajnerin e ri. 

Trajneri i ri i ka dhënë qetësi dhe besim skuadrës dhe rezultatet pozitive e tregojnë këtë. Për këtë arsye pres një ndeshje shumë interesante.

Sa i përket Elbasanit, skuadra ka bërë “pjesën më të madhe të rrugës” duke performuar në nivele të larta dhe se mund ta mbajë këtë ritëm edhe në pjesën e mbetur të kampionatit. 

Kanë lojtarë të mirë, një trajner që e njeh shumë mirë kampionatin dhe një tifozeri ndër më të mirat në vend.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy