Prishtina, Drita dhe Ballkani, janë 3 skuadrat e radhës, që kualifikohen në çerekfinalen e Kupës së Kosovës.
Prishtina nuk e kishte të lehtë ndaj Drenicës, por pas 120 minutave lojë, ia doli të kalonte më tej.
Drita nuk e diskutoi kualifikimin për asnjë moment, teksa shkatërroi me shifrat e thella 5-0 Fushë Kosovën.
Ballkani iu fal golit të Albion Rrahmanit për të kaluar pengesën Malisheva. 21-vjeçari dërgoi topin në rrjetë 11 minuta përpara fundit të ndeshjes, duke kualifikuar ekipin nga Suhareka në tetë ekipet më të mira të Kupës.
Ditën e djeshme u kualifikuan në çerekfinale të Kupës Gjilani, KF Ramiz Sadiku, Ulpiana dhe Onix Banje. Nesër do të luhet Ferizaj-Llapi, sfida e fundit e raundit të 1/8-ve .



