Morata në radarët e Arsenalit

Morata në radarët e Arsenalit

 Largimi i Pierre Emerick Aubameyang i ka shtuar dhimbjet e kokës për Mikel Artetan i cili do të humbasë edhe Alexandre Lacazetten në fundin e sezonit që do të prodhojë një situatë shumë kritike për Arsenalin .

‘’ Topchinjtë ‘’ ëndërrojnë kthesën në Premier League dhe Europë por  fati nuk po i shoqëron në këtë etapë shumë të rëndësishme për të ardhmen e tyre.  

Drejtuesit e ‘’ The Gunners ‘’  kanë preferuar të ndalen në Scudetto , tek ish kampioni i saj për 9 vite . Alvaro Morata është në cilësinë e të huazuarit tek Juventusi të paktën deri në 30 qershor dhe kartoni i tij i përket Atleticos .

Sipas ‘ As ‘ , Arsenali ka ofruar 30 milionë euro për shërbimet e golashënuesit, një shifër të cilës Atletico Madridi mund ti japë ‘’ Ok ‘’.

Nëse rikthehemi prapa në kohë , 29 vjeçari ka theksuar se dëshiron qëndrimin në ‘’ Allianz Stadium ‘’ por duke qenë se Premier League është një etapë që i prodhoi kënaqësi në të kaluarën me ‘’ Blutë e Londrës ‘’, nuk e shmang rikthimin , kësaj here tek rivalët direktë të tyre.  

‘’ Zonja e Vjetër ‘’ nga një anë preferon qëndrimin e madrilenit në Torino , por në tjetrën kurrsesi nuk mund ti arrijë pretendimet e ‘’ Los Colchoneros ‘’ dhe maksimumi që mund të bëjnë është pagesa e 20 milionë eurove duke i dhënë përparësi 13 herë kampionëve të Premier Leagues për tu përforcuar me një lojtar me shumë kualitet, njëkohësisht sulmues shumë i rrezikshëm.

Arsenali synon  vazhdimësinë por akoma nuk e ka marrë veten nga dy goditje të forta siç janë fillimisht largimi i sulmuesit gabonez dhe ai i ishi-t të Lyonit , me shumë gjasa në fundin e këtij sezoni.

Në Torino pritet që të akordohet qëndrimi i Alvaro Moratas edhe më gjatë por duhet bërë kujdes sepse londinezët mund të befasojnë në momentet e fundit dhe ta vënë në dispozicion të bashkombasit të tij.

Qëndrimi jashtë Europës për disa vite ka shërbyer si reflektim për Arsenalin , skuadër që i ka rindezur motorrët me shpresën për tu përfaqesuar në Champions League në sezonin vijues , kompeticion që para shumë vitesh as që e llogariste por së fundmi ka mbetur në hije për shkak të terrenit të fituar nga rivalët në Premier League .

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy