
Trajneri Rafa Benitez, është rikthyer të flasë për Liverpool, teksa nuk i ka kursyer edhe thumbat ndaj Klopp.
Spanjolli u shpreh se skuadra që ai drejtonte vlente 20 milionë euro, ndërsa tashmë vetëm një lojtar i stolit te skuadra aktuale vlen 40 milionë euro.
Kur mbërrita te Liverpool në vitin 2004, kush ishin më të mirët? Gerrard ishte një djalë i ri, pa një rol fiks, Xabi Alonso ishte i huazuar tek Eibari, ndërsa Luis Garcia u nxor në shitje nga Barcelona. Fernando Torres ishte një qendërsulmues me 15-20 gola në Spanjë dhe kur mbërriti te ne shkoi në kuotën 33, pastaj rritëm Mascheranon, që ishte rezervë tek Ëest Hami, dhe Lucas Leivan, që më pas mbeti dhjetë vjet në klub.
Ne paguam 6 milionë për Agger dhe kujtojmë Reinan, por ai ekip nuk mund të krahasohet me një Liverpool që shpenzoi një miliard. Para të shpenzuara mirë, është e vërtetë, por në stol ka lojtarë me vlerë 40 milionë, ndërsa unë kisha një buxhet total prej 20 milionësh.



