Inter synon Belottin

Inter synon Belottin

Me Romelu Lukakun të larguar  dhe mundësinë e Lautaro Martinez për t’iu bashkuar Tottenham Hotspurit , Interi është vënë në lëvizje për të gjetur lojtarët e përshtatshëm. Zikaltërit nuk kanë shkuar larg Italisë dhe janë fokusuar tek Andrea Belotti i cili vjen nga një sukses historik me kombëtaren  ‘’ Azurre ‘’.  Specialistët e shumtë  konsiderojnë se merkatoja aktuale është një shans i artë për  27 vjeçarin për të ndërruar destinacion . 

Pavarësisht se kampionët në fuqi të Scudettos janë përforcuar me një sulmues me shumë eksperiencë sidomos në Serinë A si Edin Dzeko , sipas ‘ Calciomercatos ‘  kërkojnë ta mbyllin përfundimisht  çështjen e  repartit të avancuar me golashënuesin e Torinos . 

Në të kaluarën emri i Andrea Belottit u lidh ngushtë edhe me Manchester United dhe Atletico Madridin  por kërkesat e larta të torinezëve  e bënë të pamundur dëshirën e ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ dhe ‘’ Los Colchoneros  ‘’.  Tashmë gjërat duket se kanë ndryshuar sepse të besuarit e  Simone Inzaghit do ta fillojnë  sezonin me etiketën e kampionit , fakt që ndoshta do ta favorizojë kalimin e  Andrea Belottit në ‘’ Giusseppe Meazza  ‘’ .  

Kapaciteti i ishi-t të Palermos mbetet i padiskutueshëm dhe  sigurisht fitimi i kampionatit e rrit përgjegjësinë e Interit për të dhënë maksimumin në sezonin vijues në të cilin  do ti duhet të luftojnë për mbrojtjen e titullit të 19- të dhe gjithashtu  në Uefa Champions League .  Duke iu referuar këtij turneu  kalimi tek Interi do ti jepte shansin për të provuar ndjesinë e pjesëmarrjes   me një skuadër që mban mbi supe një eksperiencë të madhe pavarësisht se vitet e fundit  nuk ka shkëlqyer aq sa duhet .

Ylli i skuadrës ‘’ Granata ‘’ e finalizoi sezonin me 13 gola në 36 ndeshje por gjithçka mbetet e hapur në lidhje këtë operacion  .

  

  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy