Timo Werner në radarët e Bayern

Timo Werner në radarët e Bayern

Pavarësisht se është vetëm fillimi i sezonit  drejtuesit e Bayern Munchen po i paraprijnë të ardhmes dhe nuk e kanë shmangur asnjë moment vemendjen nga merkatoja .  Traineri Julian Nagelsmann nuk kërkon të ndalet në lidhje me përforcimet  që do t’ia lehtësojnë rrugën bavarezëve për të arritur me shpejtësi tek sukseset dhe tashmë ka fokusuar  sulmuesin  Timo Werner . Lajmi është raportuar nga  gazetari i famshëm Ekrem Onur i cili ka shtuar se 25 vjeçari është një dëshirë e vjetër e rekordmenëve të Bundesligës  .

shi i Leipzig nuk e ka filluar ashtu siç duhet sezonin tek Chelsea pavarësisht se  ‘’ Blutë e Londrës ‘’ mbeten skuadra për tu mundur sidomos në Uefa Champions League dhe gjasat janë për një rikthim të  golashënuesit në Bundesligë , aty ku për të adaptimi ka rezultuar tepër i shpejtë . Fakti se pretendohet nga Bayern Munchen ndoshta do të  rezultojë  tërheqës për një sulmues që kërkon të rikuperojë vlerat e humbura dhe  Bayern Munchen ia ofron pa diskutim këtë mundësi .  

Megjithatë duhet patur parasysh se  Timo Werner gëzon mbështetjen absolute të bashkombasit Thomas Tuchel , fakt që me siguri do t’ia vështirësojë rrugën gjermanëve për të riatdhesuar lojtarin nga Stuttgart  edhe pse Chelsea ka investuar fuqishëm në merkato me blerjen e Romelu Lukakut për 115 milionë euro .

 Deri më tani  nxënësi i ishi-t të Borussia Dortmundit është aktivizuar në vetëm 3 ndeshje me anglezët por besimi në aftësitë e tij është i padiskutueshëm dhe parashikohet se javët e ardhshme do të japin të tjera rezultate për Timo Werner .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy