
Interi prej kohësh ishte në kërkim të një portieri, për të zëvendësuar Samir Handanovic, i cili nuk jep më atë sigurinë e dikurshme në portë.
Pas kërkimeve, thuhet se tashmë zëvendësuesi është gjetur. Interi raportohet se ka arritur një marrëveshje me portierin e Ajax, Andre Onana.
Portieri kamerunas ka arritur një marrëveshje me klubin zikaltër dhe do të bashkohet me këtë skuadër në verë, atëherë kur i përfundon edhe kontrata me Ajax.
Onana ndiqej edhe nga Arsenali, por Interi është treguar më i shpejtë për të arritur një marrëveshje me futbollistin.



