Ndryshime në listë, Silvinjo merr te Shqipëria sulmuesin Marvin Çuni

Ndryshime në listë, Silvinjo merr te Shqipëria sulmuesin Marvin Çuni

Shqipëria do të luajë miqësoren ndaj Bullgarisë, më 17 tetor dhe trajneri Silvinjo, ka bërë ndryshime në listë.

Pas largimit të Keidi Bares dhe Mirlind Dakut, trajneri Silvinjo ka vendosur të thërrasë për herë të parë në Kombëtaren A Marvin Çunin.

Sulmuesi shqiptar, i cili aktivizohet me skuadrën e Frosinones në kampionatin Italian do të bashkohet me kuqezinjtë ditën e sotme, ndërsa nesër do të zhvillojë edhe seancën e parë stërvitore në radhët e Kombëtares shqiptare.

Çuni ka qenë më parë pjesë e Kombëtares U-19, teksa numëron gjashtë paraqitje dhe dy gola, ndërsa tani do të ketë mundësinë të japë kontributin e tij edhe me Kombëtaren A.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy