Gurishta: Nuk ka grupime te Vllaznia, këtë sezon e fillojmë ndryshe

Gurishta: Nuk ka grupime te Vllaznia, këtë sezon e fillojmë ndryshe

Kapiteni i Vllaznisë, Erdenis Gurishta, duke folur para ndeshjes me Erzenin, deklaroi se skuadra ka punuar shumë për këtë sfidë të parë të kampionatit.

Gurishta, u shpreh se Vllaznia në këtë kampionat vjen me synime të tjera, ndryshime nga vitet e kaluara. Sipas mbrojtësit, skuadra do i marrë ndeshjet një nga një dhe jo të mendojë për objektivat që në fillim, siç ka ndodhur më parë.

Më tej, Gurishta deklaroi se te Vllaznia nuk ka dhe nuk ka pasur kurrë grupime, por në ekip ekziston harmonia.

Kemi punuar shumë për këtë ditë. Kemi filluar përgatitjet shumë herët. Kemi marrë pjesë në Europë. Ndoshta nuk ia dolëm, edhe pse dëshira ishte shumë e madhe, por kundërshtari ishte shumë i fortë, të flasim realitetin. Gjithsesi, nuk jemi pishman. Objektivat janë të jemi sa më të fortë në kampionat. Mezi po presim ditën e nesërme. Do të futemi në fushë dhe të japim maksimumin. Duhet ta vlerësojmë kundërshtarin, nuk ka rëndësi është Erzeni apo kampionia në fuqi. Do të jetë i njëjti impenjim. Duhet të shkojmë me këtë ide. Pastaj duhet të përballemi me të gjitha episodet që na jep ndeshja.

As vitin e kaluar, as para vitit të kaluar, as këtë vit, Vllaznia s’ka pasur grupime. S’ka asgjë të vërtetë në këtë mes. Te Vllaznia ka pasur gjithnjë harmoni mes lojtarëve dhe do të ketë harmoni. Dhe këtë vit ky grup duket i bashkuar, ka harmoni, ka dëshirë. Tani të shohim.

Para vitit të kaluar, vitin që u shkëputëm shumë dhe humbëm titullin, ndoshta nuk kishim ato pretendimet. Ishim një grup i ri i formuar, por ia dolëm. Fituam Kupën e Shqipërisë. Dolëm nënkampionë, e humbëm titullin për një pikë. Vitin e kaluar hymë me objektiva shumë madhore dhe ky ishte gabimi jonë, sepse presioni na bëri që në përfundim të fazës së dytë të ishim jashtë gare. Këtë vit do të futemi me ide të tjera. Do i marrim ndeshjet një nga një dhe të shpresojmë që çdo gjë të na eci mbarë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy