
Në orët e fundit drejtuesit e Liverpoolit i janë rikthyer një dëshire të vjetër për mesfushën. Jurgen Klopp dëshiron transferimin e Nicolo Barrellas në ‘’ Anfield Road ‘’ , një ndër nxënësit më të mirë të Simone Inzaghit. Gjatë verës italiani ishte shumë pranë kalimit tek Newcastle por rezultoi pa sukses dhe ‘’ The Redsat ‘’ po mendojnë realizimin e një oferte të bujshme për ta larguar nga zikaltërit. 26 vjeçari po zhvillon sezonin e pestë në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ për të cilin drejtuesit e Interit pretendojnë rreth 70 milionë euro. Për ishi-n e Cagliarit , anglezët do të masin forcat me Real Madridin dhe Paris St Germain, rivalë të fuqishëm në aspektin ekonomik, të cilët mund ti krijojnë probleme Liverpoolit.



