Salernitana shtangu Atalantën, duke triumfuar minimalisht, falë një goli të shënuar nga Antonio Candreva në minutat e fundit.
Pavarësisht dominimit të bergamaskëve gjatë gjithë takimit, vendasit u treguan të duruar dhe në fund ia arritën të gjejnë golin, duke marrë fitoren.
Disfatë e rëndë për Atalantën, që praktikisht ka mbetur jashtë garës për zonën Champions, ndonëse matematika e mban në lojë.
Skuadra e Gasperinit, me këtë humbje zbret në vendin e shtatë me 58 pikë, ndërsa Salernitana mban vendin e 15-të me 38 pikë.



