Vjen momenti i Asllanit, Inzaghi e projekton titullar ndaj Romës

Vjen momenti i Asllanit, Inzaghi e projekton titullar ndaj Romës

Kristjan Asllani bëri një hap të rëndësishëm në karrierë në merkaton e verës, teksa kaloi nga Empoli në një klub të madh te Interi.

Megjithatë hapësirat për mesfushorin shqiptar te ziklatërit kanë qenë të pakta. Trajneri Inzaghi i ka dhënë pak minuta Asllanit, por pavarësisht kësaj, mesfushori i talentuar nuk ka bërë polemika kurrë, duke pritur me qetësi momentin e tij, i cili duket se ka ardhur tani.

Me mungesën e Marcelo Brozovic, sipas mediave italiane, trajneri Inzaghi, ka vendosur t’i besojë Asllanit si titullar për ndeshjen me Romën.

20-vjeçarit do i besohen çelësat e regjisë te Interit për sfidën me verdhekuqtë dhe lojtari shpreson që të mos ndodhë ndonjë e papritur deri javën tjetër dhe trajneri të ndryshojë mendim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy