Milani, gjen zëvëndësuesin e Kjaer

Milani, gjen zëvëndësuesin e Kjaer

  Largimi i mundshëm i Simon Kjaer gjatë merkatos së verës, është pasuar me lëvizjet e drejtuesve të Milanit për të gjetur një zëvëndësues të denjë.

Kuqezinjtë kanë zgjedhur Primera Division, pikërisht Atletico Madridin, skuadër në të cilën aktivizohet Mario Hermoso.

28 vjeçari e finalizon kontratën me ‘’ Los Colchoneros ‘’ në 30 qershor dhe nga drejtuesit e ‘’ Djallit ‘’ konsiderohet një mundësi që s’duhet humbur.

Por italianët do të sfidohen nga Barcelona për ishi-n e Espanyolit, i cili prej pesë sezonesh tashmë mban veshur bluzën e kryeqytetasve.

Katalanasit vijojnë të përjetojnë ulje-ngritje të shpeshta në prapavijë dhe ende nuk e kanë konsoliduar këtë repart, ekip i cili mund ta vërë në vështirësi Milanin.

Për Mario Hermoson largimi nga ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ duke patur parasysh pretendentët do të ishte një mundësi për të vijuar karrierën tek një ekip me emër, por arritja e marrëveshjes do të varet nga disa faktorë, përfshirë projektin që do ti ofrojë secila skuadër dhe mbi të gjitha oferta në adresë të tij.

Si Milani ashtu edhe Atletico Madridi në sezonet e fundit kanë mbetur në prapavijë në lidhje me titujt dhe madje ka filluar të përflitet edhe për largimin e Stefano Piolit nga shtatë herë fituesit e Champions Leagues.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy