Mbrojtësi i Manchester United, Harry Maguire, po kalon një sezon shumë të vështirë, teksa është vënë në shënjestër nga tifozët, pas gabimeve të shumta në ndeshje të kampionatit.
Irritimi i tifozëve, ka shkuar deri aty sa në drejtim të mbrojtësit anglez, kanë dërguar edhe një kërcënim.
Në Angli, raportojnë se lojtari ka marrë një email, ku kërcënohej se do i vendosej bombë në shtëpinë ku ai jeton me të fejuarën dhe dy vajzat e tij.
Menjëherë pasi është vënë në dijeni, policia ka shkuar në shtëpinë e Maguire, ku ka kontrolluar për bombë dhe nuk ka një reagim.
Një zëdhënës i mbrojtësit ka konfirmuar për kërcënimin që ka marrë, ndërsa shtoi se me këtë tani po merret policia.
Në 24 orët e fundit, Harry ka marrë një kërcënim serioz për shtëpinë e familjes së tij. Ai e ka raportuar këtë në polici e cila tani është duke e hetuar këtë çështje. Siguria e familjes së tij dhe atyre përreth tij është padyshim prioriteti numër një i Harry-t. Maguire do të vazhdojë të përgatitet normalisht për ndeshjen e kësaj fundjave dhe ne nuk do të komentojmë më në detaje për momentin.



