
Dihet prej kohësh se një ndër prioritetet e drejtuesve të Real Madridit për merkatot vijuese është fuqizimi i prapavijës.
Në listën e gjatë së fundmi është përfshirë edhe emri i Ousmane Diomandes, një pilar i Sportingut të Lisbonës.
20 vjeçari po shkëlqen tek portugezët, por ‘’ Galaktikët ‘’ do të masin forcat me disa ekipe të famshëm për lojtarin nga Bregu i Fildishtë.
Një ndër strategjitë e kryeqytetasve është transferimi i talentëve, të cilët do ti përfaqësojnë në vitet e ardhshme dhe për Ousmane Diomanden, interesi i tyre është një privilegj më vete.
Gjatë 21 sfidave të sezonit aktual, të shoqëruara me dy gola, ishi i Mafras në kategorinë e dytë të Portugalisë e ka treguar se e meriton kalimin tek një ekip i një tjetër niveli dhe ‘’ Los Blancos ‘’ do të kenë mundësinë gjatë merkatos së verës për të patur një tjetër element cilësor në skuadër.



