Shkarkimi i Koeman, Barcelona emëron trajnerin e përkohshëm

Shkarkimi i Koeman, Barcelona emëron trajnerin e përkohshëm

Ronald Koeman u shkarkua nga drejtimi i Barcelonës mbrëmjen e djeshme, pas humbjes minimale ndaj Rayo Vallecano.

Drejtuesit katalanas kanë nisur nga puna për të gjetur zëvendësuesin e holandezit, i cili me shumë mundësi do të jetë ish-lojtari i kësaj skuadre, Xavi Hernandez.

Ky i fundit sipas mediave spanjolle është shumë afër Barcelonës dhe në ditët e ardhshme pritet të vijë edhe zyrtarizimi.

Deri sa gjithçka të mbyllet me Xavin, Barcelona ka emruar një trajner të përkohshëm. Bëhet fjalë për Sergi Barjuan, i cili do të jetë në stolin e skuadrës katalanase, deri sa të zyrtarizohet trajneri i ri.

Barjuan aktualisht është trajner te Barcelona B, por për pak kohë do të jetë edhe në krye të ekipit të parë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy