
Ecuria shumë e mirë e Mikel Merinos me Real Sociedadin, vijon ti sigurojë pretendentë.
Gjatë verës do të zhvillohet një sfidë e ashpër ndërmjet gjigandëve të kontinentit të vjetër për mesfushorin.
Manchester United, Barcelona, Juventus, Arsenali dhe Atletico Madridi kanë ndezur motorrët për yllin e bardhebluve, i rëndësishëm edhe tek “ La Furia Roja “ e Luis de la Fuentes.
Aktualisht, Mikel Merino konsiderohet një ndër më të mirët e La Ligas, për të cilin drejtuesit e ekipit nga San Sebastian pretendojnë 60 milionë euro.
Kjo shifër është përcaktuar në sajë të performancave të ishi-t të Borussia Dortmundit, me një ndër rivalët më të ndërlikuar, sidomos në Spanjë.
Negociatat e drejtuesve të Real Sociedadit për rinovimin e kontratës me nxënësin e Imanol Alguacil vijojnë por s’përjashtohet mundësia që ti japë lamtumirën “ Reale Arenas “ gjatë merkatos së verës.



