Sidibe , opsion gratis për Atleticon

Sidibe , opsion gratis për Atleticon

 Pas vendimarrjes për ti anashkaluar Sime Vrsalkjon dhe  Daniel Wass, Diego Simeone është duke analizuar disa alternativa për krahun e djathtë të mbrojtjes.

‘’ Los Rojiblancos ‘’ gjithmonë janë shquar një ndër ekipet më solidë në këtë repart dhe argjentinasi vijon tejet i përqëndruar në çdo moment në funksion të së ardhmes së dëshiruar.

Djibril Sibide i Monacos , skuadër me të cilën e përfundon kontratën në 30 qershor, mund të ketë fatin të transferohet gratis në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ , tek një ndër ekipët më të vështirë për tu mundur. 

Në të kaluarën francezi u tentua por pa sukses dhe në mundësinë e dytë  ‘’ Los Colchoneros ‘’ mund ti vënë pikën kësaj historie por s’duhet mënjanuar se po ndiqen edhe  Josip Juranovic dhe Hector Bellerin.

Eksperienca e gjatë në ekipe me një peshë të caktuar në kampionatet respektive si Lilla apo Evertoni natyrisht ia shtojnë pikët për të përfaqësuar spanjollët në vijimësi, të cilët nuk mund të realizojnë operacione të kushtueshme dhe mundësia e vetme për tu fuqizuar janë lojtarët në përfundim të kontratës apo ato me një kosto të përballueshme nga ish kampionët e La Ligas .

 Duke filluar nga sezoni vijues të besuarit e ‘’ Cholo “ Simeones sigurisht do të jenë një ndër rivalët kryesorë për fitimin e titujve të rëndësishëm dhe formimi i një ekipi kompetitiv konsiderohet një domosdoshmëri për arritjen e objektivave .

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy