
Rey Manaj, vazhdon të shënojë rregullisht në Turqi, aty ku është pjesë e skuadrës së Superligës, Sivasspor.
Sulmuesi lushnjar, i shënoi këtë të diel edhe pretendentëve të Bësiktas. Manaj zhbllokoi sfidën në minutën e 6-të, teksa me një gjuajtje nga jashtë zonë, ia doli ta dërgojë topin në rrjetë, duke përfituar edhe nga një gabim i portierit.
Ky është goli i 11-të në kampionat për 26-vjeçarin, i cili synon që të jetë me Shqipërinë në Europianin e verës në Gjermani.



