Real Madridi përgatit ofertën për Gvardiol

Real Madridi përgatit ofertën për Gvardiol

Shkëlqimi në Botërorin e Katarit ia ka mbushur mendjen drejtuesve të Real Madridit se duhet të firmosin me çdo kusht me Josko Gvardiol.

Kroati është treguar shumë profesionist gjatë ndeshjeve dhe ka rezultuar determinant tek kombëtarja ‘’ Trikolor ‘’ , e cila u mund në gjysëmfinale nga Argjentina e Lionel Messit.

‘’ Galaktikët ‘’ besojnë se merkatoja e janarit është momenti ideal për ta transferuar 20 vjeçarin në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ por përpara duhet të mposhtin Manchester City-n dhe Chelsean.

Drejtuesit e Leipzigut nuk do të lejojnë largimin e Josko Gvardiol për më pak se 100 milionë euro dhe kryeqytetasit tashmë e kanë marrë përgjigjen për talentin nga Zagrebi.

Nëse negociatat do të vijojnë me sukses , ‘’ Los Blancos ‘’ mund të përfitojnë shërbimet e ishi-t të Dinamo Zagrebit në merkaton e janarit por s’duhet harruar se kjo histori mund të stërzgjatet dhe të përfundojë në atë të verës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy