Marco Asensio do të largohet nga Real Madrid në fund të sezonit.
Sulmuesi spanjoll nuk po gjen shumë hapësira në drejtimin e Carlo Ancelottit dhe për këtë arsye ka vendosur të ndryshojë skuadër.
Me shumë mundësi karriera e 27-vjeçarit do të vazhdojë në Premier League.
Sipas raportimeve të fundit, thuhet se Arsenali dhe Newcastle kanë shfaqur interes për Asension dhe palët janë në bisedime.
Do të jetë vetë lojtari që në fund do të zgjedhë skuadrën se ku do të vazhdojë karrierën.



