Humbja në derbi, Aga: Ilir Daja dha dorëheqjen pas ndeshjes me Tiranën

Humbja në derbi, Aga: Ilir Daja dha dorëheqjen pas ndeshjes me Tiranën

Gazetari Ylli Aga, në emisionin “Skaner” MCN TV, zbuloi se pas humbjes në derbi, trajneri Ilir Daja ka paraqitur dorëheqjen te drejtuesit e Partizanit. Aga tha se te Partizani nuk u pranua dorëheqja dhe u vendos që t’i besohej teknikut kryeqytetas.

“Në derbi fitoi futbolli dhe kryeqyteti. Derbi konfirmohet si një nga brendet më kryesore të kryeqytetit. Në atë mbrëmje takova në stadium, miq nga Kosova dhe Maqedonia.

Të dyja skuadrat në fushën e lojës, kanë respektuar në maksimum tifozeritë e tyre. Kanë luftuar deri në fund për topin. Kjo lojë me këto lloj duelesh, është e pamundur që të prodhojë raste të shumta në sulm.

Daja kishte problematika në këtë ndeshje. Një pjesë e lojtarëve të rëndësishëm ishin jashtë. Në informacionet që unë kam, Daja pas humbjes në derbi dha dorëheqjen, e cila nuk u pranua nga drejtuesit dhe iu besua më tej. Trajneri tha se nëse drejtuesit mendonin se ishte ai problemi, dha dorëheqjen.”, u shpreh Ylli Aga.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy