
Merkatoja e janarit sigurisht pritet të jetë shumë emocionuese dhe më të papritura .
Protagonistë parashikohen ekipet me emër , falë potencialit në aspektin ekonomik , me objektivin e rifitimit të vlerave të humbura në çdo pozicion.
Talenti i Borussia Dortmundit Youssoufa Moukoko është një ndër të preferuarit e Barcelonës për ofensivën por katalanasit s’do ta kenë të lehtë sepse edhe Chelsea shpreson të firmosë me golashënuesin.
Kamerunasi e ka refuzuar rinovimin me ‘’ Verdhezinjtë ‘’ pasi nuk e ka të garantuar aktivizimin si titullar dhe nga ky fakt kërkojnë të përfitojnë ‘’ Blutë e Londrës ‘’ dhe ‘’ Los Cules ‘’ .
Shpërthimi në një moshë fare të re , me vetëm 18 vite mbi supe jep për të kuptuar se do të jetë një ndër protagonistët e të ardhmes dhe për të arritur në këtë stad i nevojiten sa më shumë minuta në fushën e blertë .
Sigurisht do të jetë një sfidë shumë e luftuar deri në fund edhe pse kryeqytetasit janë në një shkallë më lart për sa i përket aspektit ekonomik por në këtë histori do të analizohen edhe faktorë të tjerë , për të marrë një vendim sa më korrekt për të ardhmen e Youssoufa Moukokos.



