
Mallorca i ka shkaktuar humbjen e radhës Real Madrid, duke triumfuar minimalisht. Një ndeshje e luftuar deri në fund, aty ku la shenjë edhe sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi.
Ky i fundit ishte protagonist në golin e vetëm në minutën e 13-të, teksa ndikoi në devijimin e Nacho, ku fillimisht goli iu quajt Muriqit, por më pas u ndryshua, për tu konsideruar autogol.
Real Madrid, kishte mundësinë për të barazuar në minutën e 60-të, por Asensio gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.
Rruga për titullin bëhet më e vështirë për madrilenët që mbeten në vendin e dytë me 45 pikë, 5 më pak se kryesuesit e Barcelonës që kanë edhe një ndeshje më shumë për të luajtur. Ndërkohë Mallorca mban vendin e 10-të me 28 pikë.



