Real Madrid synon Reece James

Real Madrid synon Reece James

 Ana e djathtë e mbrojtjes  konsiderohet ndër pozicionet më të dobëta tek Real Madridi  . Spanjolli Dani Carvajal nuk është një garanci absolute për  shkak të dëmtimeve të njëpasnjëshme që në të shumtat e rasteve e kanë  mbajtur nën vëzhgimin e mjekëve sesa brenda fushës .  

Kësaj problematike i është shtuar edhe  huazimi i  Alvaro Odriozolës tek Fiorentina duke krijuar  praktikisht një kolpas tek ‘’ Galaktikët ‘’.  

Por duke  njohur potencialin dhe urinë e pakufijshme të tyre për sukses , traineri  Carlo Ancelotti ka përgatitur planin b .  

Flitet për anësorin e Chelseat Reece James i cili ka ditur të adaptohet shumë shpejt tek londinezët me të cilët triumfoi sezonin e kaluar duke fituar Champions Leaguen  dhe gjatë kësaj periudhe mbajti  veshur  bluzën  e ‘’ Bluve të Londres ‘’ për 3500 minuta. 

 Aktualiteti nuk konsiderohet shumë entuziazmues për anglezin për shkak se Thomas Tuchel ka preferuar spanjollin Cesar Azpilicueta  duke e anashkaluar nga 11- shja e formuar  .

Gjithsesi talentin britanik e presin sfida shumë interesante  dhe hyrja në luftë e ‘’ Los Blancos ‘’ i jep shanse për të shpresuar se gjithçka do shkojë mbarë  . 

Për 21 vjeçarin do të ishte një sukses shumë i madh nëse do  të transferohej në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ dhe 368 minutat e vakëta që përkthehen në 7 ndeshje dhe 1 gol provokojnë largimin e tij nga ‘’ Stamford Bridge ‘’  .

 

 

 

    

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy