Milani, sfidë Real Madridit për Morten Hjulmand

Milani, sfidë Real Madridit për Morten Hjulmand

Prej disa kohësh Morten Hjulmand është shëndërruar në një objektiv për ekipet me emër në Europë.

Mesfushori gjatë tre sezoneve tek Sporting Lisbona ka spikatur dhe tashmë Milani dhe Real Madridi do të masin forcat për shërbimet e tij. 

Bëhet fjalë për dy nga ekipet më të suksesshëm në futboll, të cilët sigurisht kanë patur luhatje të vazhdueshme në sezonin e shkuar dhe e përbashkëta e tyre është se kanë ndërruar trainerët. 

26 vjeçari tashmë është në fokusin e Ruben Amorim dhe Jose Mourinhos, i cili e finalizoi sezonin e shkuar me 2 gola dhe 3 asiste në 22 sfida, shoqëruar me një rendiment befasues. 

Numri një i stolit të ‘’ Djallit ‘’ beson se do të formojë një treshe ideale me Luka Modriç dhe Adrien Rabiot, dy komponentë deçizivë. 

Mirëpo duhet kujtuar se kontrata me gjigandët e Portugalisë i përfundon në 2028-ten dhe klauzola e prishjes së saj i arrin 80 milionë eurot. 

Kjo shifër tregon vlerat e nordikut, i cili në të shkuarën u transferua nga Lecce në ‘’ Jose Alvalade ‘’ për 19.5 milionë euro. 

Do të jetë një duel gjigandësh referuar historisë që kanë italianët dhe spanjollët, për të cilët nuk do të jetë edhe aq e lehtë sepse Atletico Madridi dhe disa ekipe të Premier Leagues janë futur në garë për ishi-n e Admira Wacker.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy