Tjetër disfatë për Shqipërinë e Bulkut, humbje 0-6 ndaj Italisë në “Elbasan Arena”

Tjetër disfatë për Shqipërinë e Bulkut, humbje 0-6 ndaj Italisë në “Elbasan Arena”

Pas ndeshjes së parë ku u mposht 1-5, Shqipëria U-16 ka regjistruar humbjen e radhës ndaj moshatarëve të Italisë.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Ervit Bulku, pësuan një disfatë më të rënë këtë herë, teksa u mposhtën 0-6.

Paraqitje për tu harruar nga Shqipëria në stadiumin “Elbasan Arena”, teksa në dy ndeshje pësuan 11 gola dhe shënuan vetëm 1 gol.

Sa i përket ndeshjes, të dyja skuadrat kishin bërë shumë ndryshime në 11-she krahasuar me ndeshjen e parë. Pas një fillimi të ngadaltë në minutën e 16-të Italia kaloi në avantazh me sulmuesin Francesco Castaldo, i cili është i saktë me kokë në qendër të zonës pas një krosimi të ardhur nga këndorja.

Shqipëria përpiqet të reagojë dhe ka një mundësi me Rifën, i cili niset në kundërsulm pas një krosimi, por portieri italian Pessina del shpejt dhe neutralizon depërtimin. Në minutën e 31-të Italia gjen edhe golin e dytë sërish nga goditja e këndit. Këtë herë është Andrea Orlandi ai që përfiton pas një gabimi të mbrojtjes që nuk e largon siç duhet dhe sulmuesi italian e dërgon topin në rrjetë.

Në minutën e 40-të Malaj godet bukur nga një distancë e largët me portierin italian që është në pozicion dhe pret topin. Në minutën e parë shtesë të pjesës miqtë gjejnë edhe golin e tretë pasi Alessandro Olivieri tregohet i saktë duke shfrytëzuar një top në zonë, sërish pas një krosimi dhe dërgon shifrat 0-3.

Pjesa e dytë nis me një tjetër ritëm për kuqezinjtë, që në minutën e 48-të i afrohen golit, kur Renato Halili godet traversën pas një gjuajtje me kokë në zonën e vogël. Italianët vazhdojnë të këmbëngulin dhe në minutën e 67-të shënojnë golin e katërt me anë të Mosconit pas një depërtimi individual në zonë duke e dërguar topin në rrjetë. Më pas është radha e Olivierit të shënojë golin e pestë në minutën e 80-të dhe më pas është Di Nunzio që realizon për rezultatin përfundimtar 0-6.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy