
Mungesa e rinovimit të kontratës me Ousmane Dembele e bën edhe më tërheqëse garën e Manchester United për të firmosur me francezin . Ngërçi për operacionin në fjalë e lë disi në prapavijë Barcelonën sepse ‘’ The Red Devilsat ‘’ do të prezantojnë një rrezik konstant në ditët në vijim për arsye se 24 vjeçari vlerësohet shumë nga Ole Gunnar Solskjaer që kërkon të furnizojë anglezët me goditje cilësore për të mos ngecur më në faza determinante të sezonit . Opsioni numër një i Manchester United për riparimin e sulmit është Jadon Sancho por 20 herë fituesit e Premier Leagues kanë marrë një përgjigje negative nga Borussia Dortmund në lidhje me ofertën 70 milione euroshe dhe nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse të mundohen të kompensojnë ‘’ dështimin ‘’ me transferimin e 24 vjeçarit në ‘’ Old Trafford ‘’.
Operacioni ‘’ Dembele ‘’ do ti kushtonte më pak Manchester United sepse vlerësohet afërsisht 45 milionë euro .
Një fakt që i favorizon britanikët është se kontrata e sulmuesit nga Vermon është drejt përfundimit dhe do ta bënte edhe më të lehtë tentativën e tyre sepse do të kishin fatin ta transferonin me parametër zero por duke qenë të vetëdijshëm për situatën kaotike të Barcelonës në lidhje me aspektin ekonomik parashikohet se drejtuesit e ‘’ Los Cules ‘’ do të kërkojnë të dalin maksimalisht të fituar për një lojtar që përben rrezik për çdo rival sepse karakteristikat shpejtësi -talent ndërthuren në atë mënyrë saqë është e pamundur që për skuadra si Manchester United mos të tentojnë ta largojnë nga ‘’ Camp Nou ‘’.
Arritja deri në këtë pikë është një sinjal për drejtuesit e spanjollëve se e ardhmja mund të marrë një tjetër drejtim gjatë verës dhe këta të fundit duhet të mendohen mirë në rast se duan të evitojnë fuqizimin e një kundërshtari të mundshem në Uefa Champions League gjatë sezoneve vijuese.



