
Eksperienca e Luciano Spallettit tek Juventusi ka filluar ashtu siç pritej.
Italiani ka demostruar kapacitetin në stol i cili mbërriti në ‘’ Allianz Stadium ‘’ në 30 tetor dhe që prej atij momenti ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ ka patur një rritje në çdo aspekt.
Në 11 sfidat e para ishi i Romës dhe Interit ndër të tjerë ka arritur 7 fitore, 3 barazime dhe 1 humbje.
Kjo statistikë tregon qartazi se bardhezinjtë janë duke e lënë pas të shkuarën dhe menjëherë drejtuesit kanë filluar tratativat për t’ia rinovuar kontratën 66 vjeçarit.
Momentalisht ish rekordmenët e Serisë A renditen në vendin e pestë dhe sfidat e rradhës do të jenë shumë të rëndësishme për të siguruar vijimësinë, kundër Lecces, Sassuolos, Cremoneses dhe Cagliarit.
Në fakt bordi drejtues beson tek kapaciteti i Luciano Spallettit i cili sipas ‘ La Gazzetta dello Sport ‘ ka rezultuar një gjetje.
Kontrata i përfundon në 30 qershorin e 2026-tës por palët janë në bisedime për ta zgjatur atë deri në 2028-tën duke qenë se rezultatet e favorizojnë.
Natyrisht ishi-n e Zenit St Petersburgut e pret një sfidë jo e lehtë por eksperienca, gjetja e skemave të duhura në varësi të kundërshtarëve dhe adaptimi i menjëhereshëm i kanë shërbyer për ta përforcuar figurën e tij, tek një ndër ekipet më të suksesshëm në Itali.



