“Tifozët të shkëlqyer”, Behari: E shijuam ndeshjen e Vllaznisë, Marku i dha frymëmarrje ekipit

“Tifozët të shkëlqyer”, Behari: E shijuam ndeshjen e Vllaznisë, Marku i dha frymëmarrje ekipit

Ish-futbollisti Ardi Behari, në emisionin “Skaner” në MCN TV, duke folur për barazimin e Vllaznisë ndaj rumunëve të Craiova, e quajti si një mbrëmje ndryshe të ekipeve shqiptare në Europë.

Behari deklaroi se trajneri Josa ndryshoi rrjedhën e ndeshjes në pjesën e dytë, me ndryshimet nga stoli, por edhe me ndryshimin e skemës. Gjithashtu ai tha se Marku i dha frymëmarrje ekipit, ndërsa për tifozët u shpreh se ishin të shkëlqyer.

Jo vetëm nga rezultati, por edhe nga atmosfera e krijuar në Shkodër, ishte një mbrëmje ndryshe e kësaj vere europiane për skuadrat shqiptare. Por, edhe nga ana e rezultatit, janë pozitive, në krahasim me skuadrat që kanë dalë nga gara. Ishte një mbrëmje pozitive dhe e shijuam.

Në minutat e para në ndeshjen e Vllaznisë, ishte një sfidë me kujdes nga të dyja skuadrat. Ishte kujdes pak më i tepruar nga sa duhej nga ana e Vllaznisë, kjo për faktin se manovra sulmuese ishte e ngadaltë dhe nuk po shkonte ashtu siç mund ta kishte përgatitur Josa. Nëse shikojmë, Craiova ishte vendosur me një 4-4-2 të pastër dhe nxjerrja nga poshtë e topit, ka vështirësitë e saj sepse zonat janë të mbyllura.

Pjesa që bëri diferencën në këtë ndeshje, ishin ndryshimet e bëra në fillim të pjesës së dytë. Në mendimin tim, nuk ishte vetëm ndryshimi i lojtarëve, por edhe i sistemit të lojës. Kaluan në një 4-3-3 me kulm poshtë. Hapësira u krijuan më shumë se në pjesën e parë. Futja në lojë e Markut, i dha goxha frymëmarrje skuadrës. Liroi edhe mbrojtësit e krahut, për të ecur përpara. Në tërësinë e saj, ndeshja i kishte të dyja tablotë, për shkak të frikës dhe presionit të tifozëve. Ata ishin jo vetëm lojtari i 12 për ekipin, por kanë qenë të shkëlqyer.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy