Dominim dhe spektakël, Skënderbeu triumfon me katër gola ndaj Apolonisë

Dominim dhe spektakël, Skënderbeu triumfon me katër gola ndaj Apolonisë

Skënderbeu i rikthye te fitorja në kampionat, teksa mposhti Apoloninë më rezultatin 4-1, në ndeshjen e vlefshme për javën e 21 në Kategorinë e Parë.

Një fitore pa shumë vështirësi për korçarët, që ishin dominues gjatë gjithë takimit, duke mos i vënë në rrezik 3 pikët.

Golat për Skënderbeun u shënuan nga Prenci në minutën e 32-të, Abdul Temitope në minutën e 47-të, Sumaila në minutën e 57-të dhe Liço në minutat e fundit, ndërsa për Apoloninë golin e vetëm e shënoi Umeijiego në minutën e 72-të.

Duhet theksuar se korçarëve iu anuluan edhe dy gola të tjerë për pozicion jashtë loje, ndërsa kishin raste të shumta shënimi, por pasaktësia e sulmuesve dhe pritjet e portierit Harizaj, bënë që rezultati të mbetej në 4-1.

Me këtë fitore, Skënderbeu shkëputet në krye të renditjes me 41 pikë, 4 pikë më shumë se Dinamo e vendit të dytë, ndërsa Apolonia mban vendin e 7-të me 28 pikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy