
Ashtu edhe siç pritej, Luka Modriç është fituesi i trofeut “Topi i Artë” për vitin 2018.
Ylli i kombëtares kroate dhe Realit të Madridit arriti që të lërë pas yje të tjerë të futbollit botëror si Kristiano Ronaldo dhe Lionel Messi të cilët kanë qenë fituesit e këtij trefou që nga viti 2008
Performanca e shkëlqyer që ai bëri me Realin e Madridit duke fituar trofe mjaft të rëndësishëm si dhe udhëheqja që i bëri kroacisë duke e dërguar për herë të parë në finalen e Kupës së Botës, bëri që Modriç të fitojë “Topin e Artë”.
Luka Modric mori 753 pikë, duke lënë në vendin e dytë futbollistin e Juventusit, Cristiano Ronaldo më 476 pikë.
Antoine Griezmann u rendit në vend të tretë më 414 pikë, dhe në vend të katërt i pozicionuas Kylian Mbappe më 347 pikë.
Një vit i artë për lojtarin madrilen që përveç fitimit të “Topit të Artë” ka fituar dhe çmime të tjera si “Lojtari më i mirë nga UEFA”, “Lojtari më i mirë i Botërorit 2018”, dhe “Lojtari më i mirë nga FIFA”.
Podi plotësohet nga një tjetër yll madrilen, por ndryshe nga Modric e Ronaldo, ai aktivizohet me rivalët e tyre, Atletico-n. Antoine Griezmann nuk i mjaftoi fitorja e Kupës së Botës, Europa League, apo Superkupës Evropiane, duke u kënaqur me shkallën më të ulët në pod. Vit për tu harruar për Lionel Messin që nuk shkoi më shumë se vendi i 5-të në këtë rënditje speciale. "Pleshti" nuk fitoi thuajse asgjë gjatë vitit që po përgatitemi të lëmë pas, duke qëndruar shumë larg rivalit të "Los Blancos", madje dhe treshes finaliste.
Zbulimi i vitit 2018 ishte padyshim Kylian Mbappe. "Djaloshi i Artë" i Francës dhe PSG-së ishte fantastik gjatë këtij viti, por pavarësisht kësaj, 19 vjeçari u pozicionua vetëm në vendin e katërt. "Top 10" u plotësua nga Mohamed Salah, Raphael Varane, Eden Hazard, Kevin de Bruyne dhe Harry Kane.
Klasifikimi:
5. Lionel Messi (Barcelona)
6. Mohamed Salah (Liverpool)
7. Raphael Varane (Real Madrid)
8. Eden Hazard (Chelsea)
9. Kevin de Bruyne (Manchester City)
10. Harry Kane (Tottenham)
11. N'Golo Kante (Chelsea)
12. Neymar (PSG)
13. Luis Suarez (Barcelona)
14. Thibaut Courtois (Chelsea/ Real Madrid)
15. Paul Pogba (Manchester United)
16. Sergio Agüero (Manchester City)
17. Gareth Bale (Real Madrid)
18. Karim Benzema (Real Madrid)
19. Roberto Firmino (Liverpool)
20. Ivan Rakitic (FC Barcelone)
21. Sergio Ramos (Real Madrid)
22. Edinson Cavani (PSG)
23. Sadio Mane (Liverpool)
24. Marcelo (Real Madrid)
25. Alisson Becker (Liverpool)
26. Mario Mandzukic (Juventus)
27. Jan Oblak (Atlético Madrid)
28. Diego Godin (Atlético Madrid)
29. Isco (Real Madrid)
30. Hugo Lloris (Tottenham Hotspur)



