
“Një bast i fituar”, kështu e cilëson faqja e specializuar “Lalaziosiamonoi” këmbënguljen e Igli Tares për të afruar te Lazio në vitin 2012 të riun shqiptar, Thomas Strakosha. Kjo për shkak se vlera e portierit shqiptar ka një rritje të majme pasi kartoni i tij tashmë vlen 18.6 milionë euro.



