U njoftua se ka ndërruar jetë, sulmuesi argjentinas përgënjeshtron lajmin

U njoftua se ka ndërruar jetë, sulmuesi argjentinas përgënjeshtron lajmin

Dhënia e lajmeve të rrema në Argjentinë duket se i ka kaluar të gjitha kufijtë, aq sa figura të njohura njoftohet se kanë ndërruar jetë, ndërkohë që nuk është aspak e vërtetë. I tillë ishte edhe rasti i sulmuesit të Boca Juniors, Cristian Pavon. Në mediat argjentinase, u deklarua se ka ndërruar jetë futbollisti në moshën 25-vjeçare.

Kjo e ka irrituar së tepërmi sulmuesin e majtë, i cili ka reaguar nëpërmjet një postimi në profilin e tij “Instagram”.

“A  keni ndonjë kufi? Nuk interesoheni për të tjerët? Për ata që janë të shqetësuar, unë jam më mirë se kurrë”, shkruan Pavon.

Kujtojmë se Pavon ka qenë edhe pjesë e kombëtares së Argjentinës, me të cilët ka zhvilluar 11 ndeshje, pa arritur të shënojë ndonjë gol.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy