
Interi i është rikthyer gjatë orëve të fundit një dëshire të vjetër për mbrojtjen . Nikola Maksimovic e ka rritur nivelin në fushën e blertë dhe çdo javë ia shton më tepër interesin zikaltërve për ta transferuar në ‘’ Giuseppe Meazza “ . Fakti i përfundimit të kontratës me napoletanët në 30 qershorin e ardhshëm ia lehtëson punën Interit sepse do të përfitonte shërbimet e serbit me parametra zero . Analiza e thellë e Antonio Contes e ka bindur për 29 vjeçarin i cili e njeh shumë mirë Serinë A për shkak të së kaluarës tek Torino .
Sipas drejtorit sportiv Beppe Marotta Interi është i gatshëm të derdhë në arkat e Napolit rreth 4-5 milionë euro dhe kështu ti parashtrojë rrugën riparimit të repartit defensiv që do të ketë shumë punë gjatë sezonit vijues për shkak se Interi do të përfaqësohet në Uefa Champions League , situatë që nënkupton se duhet të jetë një kockë e fortë edhe në kampionat dhe kupë . Dëshira e zjarrtë për ta larguar Nikola Maksimovicin nga ‘’ Diego Armando Maradona ‘’ do të masë forcat me Atletico Madridin , Valencian dhe Real Betisin destinacione interesante për vijimin e karrierës.
Sezoni për nxënësin e Gennaro Gatussos nuk mund të anashkalohet lehtë sepse ka rezultuar tepër rezistent në aksionet e kundërshtareve dhe e ka shoqëruar me 27 takime të ndara këto në 2060 minuta . Edhe pse Napoli është një skuadër shumë interesante , fakti se Interi do ta nisë me shumë gjasa sezonin e ri me 19 trofe të Serisë A në vitrinë mund t’ia ndërrojë mendjen Nikola Maksimovicit për ti dhënë lamtumirën bardhekaltërve .



